Komuna e Gjilanit shpërndan 350 pako ushqimore për familjet në nevojë
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka nisur shpërndarjen e 350 pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetimë dhe familjet në kushte të vështira jetësore.
Shpërndarja e pakove po realizohet nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me përfaqësues të organizatës Islamic Relief Kosova.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se sot janë ndarë mbi 350 pako me produkte elementare për familjet në nevojë përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës Islamic Relief Kosova.
“Sot ndamë mbi 350 pako me gjëra elementare për familjet në nevojë, përmes bashkëfinancimit me organizatën ‘Islamic Relief Kosova’ dhe Komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka theksuar se kjo ndihmë po ofrohet si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sipas tij, këto pako u shpërndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shenjë solidariteti, kujdesi dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje”, shtoi Hyseni.
Hyseni ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të qytetarëve të Gjilanit.
“Falënderoj sinqerisht ‘Islamic Relief Kosova’ për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, që gjithmonë shndërrohet në ndihmë konkrete për qytetarët tanë”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.



