
Komuna e Istogut subvencion me 150 euro çdo lehonë
01 gusht 2025
| 11:40
Komuna e Istogut ka njoftuar se nga 1 gushti do të fillojë subvencionimi i të gjitha nënave lehona me shumën prej 150 eurosh për çdo rast lindjeje.
Vendimi është marrë nga kryetari i komunës, Ilir Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës.
Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune.