Komuna e Junikut në mbrojtje të kryeministrit: Deklarata e Driton Selmanajt, ofenduese dhe dashakeqe

13 prill 2018 | 22:35

Komuna e Junikut ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i cili të enjten ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk e meriton të jetë as kryetar i komunës së Junikut.

Komuna e Junikut deklaratën e deputetit Selmanaj e ka vlerësuar si ofenduese dhe dashakeqëse për qytetarët e saj, institucionet e kësaj komune dhe opinionin e gjerë.

“Deklarata si e tillë ka tendencë të denigrimit dhe nënvlerësimit të historisë kombëtare të Junikut dhe të arriturave të shumta në të gjitha fushat nga ana e qeverisjes komunale. Si zakonisht edhe kësaj here, vërtetë është për keqardhje deklarata në fjalë nga ana e anëtarit të LDK-së i cili po dëshmonte se deklarimet e tij, janë të pabaza, mbushje apetitesh, komplekse personale dhe trillime që dinë të thuhen dhe dalin vetëm nga profiterët e partisë në fjalë”, është thënë në reagimin e komunës së Junikut.

Reagimi i plotë i komunës së Junikut:

Reagim ndaj deklaratës së z. Driton Selmanaj – deputet dhe anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deklarata e z. Selmanaj – deputet e anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bërë me qëllim në debatin televiziv, Pressing në T7, me autor, Leonard Kerquku, se “Haradinaj s’e meriton të jetë as kryetar i Komunës së Junikut”, është ofenduese dhe dashakeqëse për qytetarët e Junikut, institucionet e kësaj komune dhe opinionin e gjerë. Deklarata si e tillë ka tendencë të denigrimit dhe nënvlerësimit të historisë kombëtare të Junikut dhe të arriturave të shumta në të gjitha fushat nga ana e Qeverisjes Komunale. Si zakonisht edhe kësaj here, vërtetë është për keqardhje deklarata në fjalë nga ana e anëtarit të LDK-së i cili po dëshmonte se deklarimet e tij, janë të pabaza, mbushje apetitesh, komplekse personale dhe trillime që dinë të thuhen dhe dalin vetëm nga profiterët e partisë në fjalë. Për informimin e zotit Selmanaj ne do të ofrojmë disa të dhëna si në vijim:

Sa i përket Kryeministrit Haradinaj askush nga LDK nuk ka çfarë të komentoj ngase ai ishte njeriu më i besuar dhe i dashur i Presidentit Rugova, të cilin e përzgjodhi për Kryeministër të Kosovës dhe si të tillë duke e marrë parasysh luftën e tij dhe mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së për liri në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i tejkalon përmasat e liderit nacional.

Të qenit kryetar i Komunës së Junikut është nder, privilegj dhe përgjegjësi, duke marrë para sysh rolin dhe kontributin e Junikut ndër shekuj në çështjet meritore, vendimtare të historisë kombëtare, shqiptare.

Kuvendi i Junikut- 1912, Zona Neutrale e Junikut 1918-1923, Rrethimi i Junikut 1944-1945, Njohja e UÇK nga ambasadori i SHBA-së, R. Holbruk – 1998 • Se Komuna e Junikut është e para në nivel Kosove dhe shembull i Qeverisjes së mirë e transparente në të gjithë sektorët, dëshmojnë çmimet, vlerësimet e institucioneve kompetente e profesionale, vendore e ndërkombëtare në Kosovë, projektet zhvillimore në të gjithë sektorët e jetës publike, shërbimet e mira dhe rritja e mirëqenies së qytetarit, përmbushja e obligimeve të dala nga agjenda evropiane, etj.

Besimi i qytetarëve për të tretin mandat për Kryetarin e Junikut, etj. Komuna e Junikut është dhe mbetet një mundësi dhe rast i mirë që në të ardhmen institucionet qendrore ta marrin si shembull qeverisjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur deklaratën e…