Komuna e Junikut shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollorë
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve të shkaktuara, Komuna e Junikut ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar./Blerina Potoku/
https://www.facebook.com/share/p/1AR2i7Cm42/?mibextid=WC7FNe
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët
Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar shtabin emergjent.
Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.
I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen.



