Komuna e Junikut vazhdon traditën e sukseseve

04 prill 2020 | 14:17

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këto ditë të vështira pandemie, qytetarët dhe komuna Junikun marrin lajme të mira.

Kuçi ka bërë me dije se Komuna e Junikut pas vlerësimit me vendin e parë për tri vite radhazi nga MAPL, në vlerësimin e II-të për vitin 2018, të MAPL-së, bashkë me projektin DEMOS, radhitet e dyta edhe nga granti i organizatave, bashkëfinancuar nga Zyra Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sida Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze.

“Mirënjohje dhe falenderim për bashkqytetarët, zyrtarët komunal, bashkëpunëtorët, MAPL, DEMOS, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SIDA Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze! Pergjegjësi, motivim, inkurajim, përkushtim dhe besim për  të ardhme më të mirë për bashkqytetarët dhe komunën e Junikut”, ka shkruar Kuçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarë emigrantë në Greqi po tentojnë të futen në mënyrë…