Komuna e Kamenicës kërkon nga qytetarët të mos paraqiten në QKMF pa u lajmëruar në telefon

02 prill 2020 | 14:02

Komuna e Kamenicës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kësaj komune që mos të paraqitën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) pa u lajmëruar në numrin e telefonit pa pagesë të komunës.

“Komuna e Kamenicës ka vënë në dispozicioni numrin pa pagesë 080011010 për të gjithë ata të cilët dyshojnë se kanë ndonjë simptomë apo problem tjetër që lidhet me situatën pas përhapjes së virusit COVID-19. Ky numër pa pagesë është i hapur për të gjithë nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ku ju mund të merrni informata se ku të drejtoheni nëse keni probleme me shëndet apo për dëshironi të lajmëroni ndonjë rast Po ashtu ju mund të thërrisni pa pagesë në numrin e QKMF-së: 0280371783, si dhe në numrin: 044342406 ku ju ofrohen shërbime psikologjike-pedagogjike”.

“Bëjmë apel tek të gjithë qytetarët e Kamenicës të mos paraqiten në QKMF pa u lajmëruar në numrin pa pagesë të komunës për të marr informatat e nevojshme. Qëndroni në shtëpi dhe raportoni problemet tuaja përmes telefonit. Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në zgjidhjen e tyre”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët raportojnë se kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës arificiale…