Komuna e Kamenicës organizon ecje ‘Ta njohim trashëgiminë’

30 korrik 2021 | 14:21

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, të shtunën më 31 korrik 2021, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Kamenicës, organizon ecje në fshatin Meshinë “Ta njohim trashëgiminë”.

Gjatë kësaj ecje 3.5 kilometra, në gjithë fshatin Meshinë do të vizitohen objektet e vjetra si mullinj, shtëpi, shtalla dhe xhamia e fshatit.

Gjithashtu do të ketë edhe ekspozitë me eksponate etnigrafike nga fshati, si dhe një drekë me ushqime tradicionale.

“Terreni që do të vizitohet është i rrafshët, i lehtë për ecje, me hije të shumta e me burime uji, me përroin e fshatit që kalon krahas rrugës, gjithashtu i përshtatshëm edhe për fëmijë dhe mosha më të vjetra. Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili është falas. Nisja bëhet nga komuna me autobus me fillim nga ora 10:00”, ka njoftuar komuna e Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Shkëndija një ditë pas eliminimit nga Liga e Konferencës…