Komuna e Klinës, e vetmja në Kosovë me opinion pozitiv të auditorit

13 qershor 2025 | 15:12

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se komuna e Klinës deri më tani është komuna e vetme me raport të pamodifikuar për pasqyrat financiare për vitin 2024.

Njoftimi i plotë i kryetarit Zenun Elezaj pa ndërhyrje nga redaksia e gazetës “Epoka e re”:

𝐒𝐔𝐏𝐄𝐑𝐋𝐀𝐉𝐌 𝐍𝐆𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐀 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐄 𝐀𝐔𝐃𝐈𝐓𝐈𝐌𝐈𝐓:

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀 𝐄 𝐊𝐋𝐈𝐍𝐄𝐒 𝐒𝐇𝐄𝐌𝐁𝐔𝐋𝐋 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀𝐓 𝐍𝐄 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐄 –

𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐓𝐀𝐒𝐇 𝐄 𝐕𝐄𝐓𝐌𝐉𝐀 𝐍𝐄 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐄 𝐌𝐄 𝐑𝐀𝐏𝐎𝐑𝐓 𝐓𝐄 𝐏𝐀𝐌𝐎𝐃𝐈𝐅𝐈𝐊𝐔𝐀𝐑(𝐏𝐎𝐙𝐈𝐓𝐈𝐕)

𝐏𝐄𝐑𝐅𝐈𝐓𝐔𝐄𝐒𝐄 𝐄 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑𝐅𝐎𝐌𝐀𝐍𝐂𝐄𝐒 𝐍𝐄 𝐕𝐋𝐄𝐑𝐀 𝐑𝐄𝐊𝐎𝐑𝐃𝐄

Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar publikimin e raporteve për pasqyrat financiare të komunave për vitin 2024.

Komuna e Klinës, deri më tani është komuna e vetme me raport të pamodifikuar për pasqyrat financiare për vitin 2024.
Sipas ZKA-së, Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Klinës, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në Përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme, Ligjin nr. 03L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Rregulloren MF, Nr. 01/2017 për raportin vjetor financiar nga organizatat buxhetore.
Ky raport i ZKA-së, ku Komuna e Klinës momentalisht është e vetmja në Republikën e Kosovës me raport të pamodifikuar(pozitiv) të auditorit, tregon dhe rikonfirmon nivelin e lartë të transparencës, llogaridhënies dhe kujdesit të madh për paranë publike – taksat e qytetarëve, profesionalizmit, angazhimit e përkushtimit që po tregojmë si qeverisje lokale.

Po ashtu, ky vlerësim na jep edhe një mundësi të jashtëzakonshme. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡ë𝐦 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏ë𝐫𝐟𝐨𝐦𝐚𝐧𝐜ë𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞.

Si shpërblim për punën e mirë, në vitin e ardhshëm komuna jonë mund të përfitojë një shumë financiare rekorde e cila për herë të parë mund të kalojë vlerën e miliona euro, ndërsa me këto mjete do të realizohen shumë projekte të nevojshme e të dobishme për qytetarët.

Është ndjenjë e mirë që si qeverisje komunale kemi arritur të bëhemi shembull për të gjitha komunat e tjera në nivel vendi për qeverisje lokale në mënyrë demokratike, transparente e llogaridhënëse.

Ky rezultat është meritë edhe e punës, angazhimit e profesionalizmit të zyrtarëve të komunës, drejtorëve e kabinetit, të cilët i falënderoj për angazhimin e profesionalizmin.

Në këtë mënyrë, me këtë kulturë të duhur të qeverisjes- tashmë të bërë normale në Klinë, në bashkëpunim me qytetarët, vazhdojmë edhe për 4 vjet të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi brazilian, Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian,…