Komuna e Malishevës del me sqarim: Rruga në Rud është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës

09 janar 2021 | 16:52

Komuna e Malishevës ka sqaruar se rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës.

“Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërisë.
Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës.Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra”

Prishja e këtij aksi rrugor pas reshjeve të dendura të shiut bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sqarim: Rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës
Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërisë.
Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës.
Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka marrë vendim që ta…