Komuna e Malishevës dhe Handikosi ndihmojnë rreth 300 familje në nevojë

06 qershor 2022 | 13:00

Në kuadër të aktiviteteve të komunës së Malishevës dhe Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore për 300 familje në nevojë, kryesisht për anëtarët e Handikos në Malishevë.

Shpërndarjen e këtyre ndihmave e kanë bërë, nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe koordinatorja e kësaj qendre, Feride Hoxha.

Gjatë këtij aktiviteti, nënkryetari Krasniqi ka thënë se janë duke jetuar në një kohë krize ekonomike dhe sociale, prandaj aktivitetet e tilla, si kjo që ka bërë Handikos në Malishevë dhe përmes formave tjera janë të mirëseardhura.

“Ne do të përkujdesemi për të gjitha familjet në nevojë në komunën tonë dhe uroj të kemi sa më pak raste në nevojë, por mbështetja do të jetë e vazhdueshme”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, Feride Hoxha, ka thënë se ky aktivitet është pjesë e programeve të tyre si organizatë dhe ky është vetëm një prej projekteve të tyre, në shërbim të anëtarëve të “Handikos” në Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin i…