Komuna e Malishevës kërkon nga KOSTT-i të marrë masa për furnizim me energji elektrike

25 dhjetor 2020 | 14:33

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar një kërkesë urgjente drejtuar KOSTT-it, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Malishevës, pasi në kohë te fundit, Malisheva është duke u përballuar me reduktime të ashpra të rrymës dhe me furnizim jashtë çdo standardi.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë miratuar këtë kërkesë në adresë të KOSTT-it.

“Komuna e Malishevës dhe qytetarët e saj ka dhjetë ditë që janë duke u ballafaquar me reduktime të ashpra me energji elektrike për shkak të ngarkesës në rrjetin elektrik. Nga këto reduktime dhe rryma e cila po u servohet qytetarëve tanë është nën çdo standard të lejuar për ekonominë familjare dhe ato pak biznese prodhuese që operojnë në komunën tonë. Ne deri më tani nuk kemi pa as përpjekjen më të vogël që kjo gjendje të përmirësohet nga ana e kompanive përgjegjëse. Gjendja nëpër të cilën po kalojmë ta kujton kohën e luftës sa i përket furnizimit me energji elektrike”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të katërtën herë gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit…