Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit në shkolla

11 janar 2026 | 14:24

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Përmes një njoftimi zyrtar në “Facebook”, Komuna e Malishevës ka bërë me dije se procesi mësimor do të shtyhet deri më 14 janar 2026.

“Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës. Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Njëherësh, shtyrja e mësimit është bërë edhe në ShFMU-në “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO) tha…