Komuna e Mitrovicës ndan 720 euro për 350 studentë bursistë

10 shkurt 2026 | 11:38

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë me dije se ka ndarë nga 720 euro për 350 studentë bursistë.

Në një postim në “Facebook”, Peci ka thënë se përveç komuna që ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve, ka rritur edhe numrin e studentëve përfitues.

Ai ka shtuar se rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve të tyre ku siç tha ai, do të vazhdoje edhe në forma të tjera.

“Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro. Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues. Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka shfaqur edhe një herë shoqërinë…