Komuna e Mitrovicës u kërkon falje qytetarëve për mungesën e certifikatave

01 prill 2019 | 14:06

Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, të hanën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka bërë me dije që edhe gjatë kësaj fundjave inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi i kryetarit Bahtiri që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri.

Ndërsa drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj, ka njoftuar ekzekutivin se Agjencioni për Regjistrimin Civil, organi më i lartë i gjendjes civile në Republikën e Kosovës, ka dërguar një njoftim për të gjitha zyrat e gjendjes civile nëpër komunat e Kosovës, që në mungesë të formularëve (dokumenteve të gjendjes civile), me qëllim të realizmit të drejtave të qytetarëve për pajisje me dokumente të gjendjes civile, nga data 28.03.2019, të fillohet me lëshimin e dokumenteve me letër të bardhë nga sistemi i gjendjes civile.

Me këtë rast, drejtori Muzliukaj kërkon falje nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës për mungesat e formularëve, gjë që nuk është e varur nga kjo komunë por nga Ministria, megjithatë shërbimi për qytetarët do të vazhdojë të mbetët një prej prioriteteve tona më të rëndësishme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e…