Komuna e Mitrovicës vendos për ndalimin e drekave zyrtare

29 qershor 2020 | 15:12

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka marrë vendim për ndalimin e drekave dhe zyrtare të drejtorive komunale.

Përmes një komunikate drejtuar medieve, kjo komunë ka bërë me dije se ky vendim është marrë me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve.

“Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Tubimi i djeshëm në Gazimestan konfirmoi për…