Komuna e Podujevës shpërndanë 75 motokultivatorëve për fermerët

11 gusht 2023 | 16:24

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se të premten është bërë shpërndarja e 75 motokultivatorëve për fermerët përfitues të kësaj komune.

Ai ka thënë se ky  projekt po realizohet nga buxheti i komunës me participim edhe të fermerëve në vlerë 30 për qind.

“Ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera që jemi duke i realizuar në sektorin e bujqësisë. Fermerët përfitues i urova, si dhe iu premtova që do të vazhdojmë mbështetjen  ndaj fermerëve të vyeshëm, në mënyrë që të lehtësojmë punën fisnike të tyre”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar kërkesë për…