Komuna e Prishtinës dhe MKRS-ja të ndërtojnë një objekt për promovim të artit dhe kulturës

05 shkurt 2026 | 10:09

Berat Armagedoni

Prishtina do të duhej të kishte një objekt për përurime të librave, të autorëve dhe për aktivitete letrare dhe kulturore. Edhe Ministria e Kulturës e Kosovës, po ashtu, do të duhej të kishte një objekt të tillë. Mund ta kishin një objekt të përbashkët: Prishtina duke ndarë tokën, MKRS-ja, bashkë me komunën e Prishtinës, duke investuar në ndërtimin e tij.

Qindra kërkesa për përurime të librave, të autorëve dhe për aktivitete letrare dhe kulturore u bëhen vetëm gjatë një muaji Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe Institutit Albanologjik nga autorë, botues, OJQ, ambasada, institucione të nivelit lokal dhe qendror dhe nga subjekte të tjera. Këto tri institucione herë mundësojnë përurime, herë nuk mundësojnë. Mirë do të ishte të mundësonin rrallë, vetëm për ndonjë organizim të vetin dhe shumë të veçantë se, në radhë të parë, janë institucione për lexim dhe kërkim/hulumtim. Prania e njerëzve brenda hollëve të saj e brenda amfiteatrove dhe sallave të saj, zhurma e krijuar prej tyre gjatë hyrje-daljeve dhe bisedave me zë të lartë, i pengon lexuesit, anëtarët e tyre dhe stafin e tyre. Prandaj, komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës e Kosovës, pse jo edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nëse duan lexuesit t’i lënë të qetë e stafin të punojë pa pengesa, duhet të mendojnë për ndërtimin e një objekti të madh për këto lloje të aktiviteteve, i cili do të mund të jepej në shfrytëzim me pagesë për palët e interesuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit…