Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 80 euro për familjet me asistencë sociale

24 nëntor 2020 | 19:50

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kategoritë e radhës që do të jenë përfitues së ndihmave janë familjet në asistencë sociale dhe personat më aftësi të kufizuar që janë banorë rezidentë në Prishtinë.

Ai ka deklaruar se këtyre dy kategorive do t’u shpërndahen nga 80 euro në muajin dhjetor.

Postimi i plotë i Ahmetit në “Facebook”:

Kategoritë e radhës për ndihma:

Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i licensuar i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj,  ka treguar…