Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura

07 korrik 2019 | 17:10

Prishtinë, 7 korrik (ER) – Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të ndezin zjarre në mjedise të hapura në natyrë për shkak të temperaturave të larta.

Po ashtu, kjo komunë u ka bërë thirrje bujqve që pas korrjeve të arrave të tyre mos t’i ndezin amulloret e mbetura.

“Ditëve të fundit në vendin tonë po shënohen temperatura shumë të larta. Me qëllim të parandalimit të zjarreve të ndryshme, Komuna e Prishtinës u bën thirrje publike pronarëve të parcelave private, shoqërore dhe atyre publike, që të kositin barishtet e pakositura deri më tani. Po ashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura në natyrë, sepse në këto temperatura shumë të larta mund të sjellin dëme me pasoja të mëdha. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të veçantë dhe u tërheqim vërejtjen bujqve që pas korrjeve të arrave të tyre mos t’i ndezin amulloret e mbetura”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Kjo komunë ka theksuar se Policia e Kosovës është zotuar se do t’i rritë masat e sigurisë për parandalimin e çfarëdo fatkeqësie.

“Ne i falënderojmë qytetarët tanë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kërkojmë nga ta kujdes të shtuar gjatë sezonit të verës, sidomos për çështjen e zjarreve. Nga Policia e Kosovës na është konfirmuar se do t’i rrisin masat e sigurisë për parandalimin e fatkeqësive të mundshme”, është theksuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në…