Komuna e Prishtinës liron invalidët e UÇK-së nga pagesat e trafikut urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka liruar nga pagesa e trafikut urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo komunë ka treguar se ky vendim është marrë me kërkesë të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Prishtinë.
“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës. Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024. Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ Sh.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi. Arsyetim: Ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare”, është thënë në vendimin e Komunës së Prishtinës.