Komuna e Prishtinës nderon nxënësit fitues të Olimpiadës Komunale të Matematikës dhe Garave të Fizikës

27 janar 2026 | 11:59

Nxënësit e kryeqytetit po dëshmojnë çdo ditë se Prishtina ka një të ardhme të ndritur.

Të martën, Komuna e Prishtinës ka nderuar nxënësit që u dalluan me rezultate të larta në Olimpiadën Komunale të Matematikës dhe në Garat Komunale të Fizikës.

Me këtë rast u theksua rëndësia e dijes, përkushtimit dhe talentit të të rinjve, duke e vlerësuar matematikën dhe fizikën si bazë të zhvillimit të një qyteti modern, inovacionit, teknologjisë dhe ideve që e çojnë përpara kryeqytetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu mirënjohje për mësimdhënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve, duke theksuar se suksesi i tyre është rezultat i një pune të përbashkët.

“Sot nderuam dijen, përkushtimin dhe talentin e atyre që u dalluan në Olimpiadën Komunale të Matematikës dhe Garat Komunale të Fizikës. Matematika dhe fizika janë themeli i qytetit modern, i inovacionit, teknologjisë dhe ideve që e çojnë Prishtinën përpara. Faleminderit mësimdhënësve dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme. Dija, përkushtimi dhe puna e këtyre nxënësve janë vlerat mbi të cilat ndërtohet Prishtina”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A po hyn Ballkani Perëndimor në një garë armatimi dhe…