Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
26 mars 2026
| 14:15
Komuna e Prishtinës ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike.
Ky aksion, gjatë së enjtes, është zhvilluar në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet.
Për të, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shpërndarë edhe fotografi të aksionit.
Lirimi i hapësirave publike në këtë rrugë është duke u bërë me largimin e karrigeve dhe tavolinave që janë vendosur nga lokale e kafene të ndryshme.



