Komuna e Prishtinës nis vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në bizneset e gastronomisë

21 mars 2023 | 13:35

Komuna e Prishtinës njofton se ka nisur vendosjen e pajisjeve që mat zhurmën në hapësirat e gastronomisë.

Sipas njoftimit, bizneset në rast të mos vendosjes së tyre do të gjobitën deri 5 mijë euro.

“Filluam me vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në hapësirat e gastronomisë. Subjektet afariste kanë kohë të aplikojnë për certifikatë vetëm edhe deri të premten në formë fizike në sportele ose të dielën përmes formës online në ndotja akustike”, ka njoftuar nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Sigurisht, në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3,000-5,000 euro”, ka njoftuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe do të jetë kapiteni i ri i kombëtares…