Komuna e Prishtinës organizon testimin për plotësimin e kuadrit arsimor

02 korrik 2025 | 14:53

Kryeqyteti ka organizuar testimin për kandidatët që janë në procedura të rekrutimit në kuadër të konkursit për IEAA, për të shtyrë tutje edhe më tepër plotësimin e stafit për të vijuar me mësimin tërëditor.

“Po zhvillohemi çdo vit më tepër, duke krijuar mundësi më të mira për nxënësit dhe stafin e angazhuar në kuadër të institucioneve arsimore. Kur e filluam mësimin tërëditor, shumë hezituan për rrugën që kryeqyteti ka nisur, po vazhdojmë edhe tani me plotësimin e kuadrit arsimor në këtë drejtim. Falënderojmë Burimet Njerëzore dhe drejtorin e Arsimit të kryeqytetit që me transparencë maksimale kanë menaxhuar këtë proces të ndjeshëm, duke dëshmuar se krahas vullnetit për zhvillimin e arsimit në kryeqytet, po e ngrisim transparencën çdo vit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të dëshmojë javën…