Komuna e Prishtinës planifikon të krijojë ekipe vullnetare për t’iu ndihmuar të moshuarve

26 mars 2020 | 13:37

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se këtë javë kanë krijuar ekipin e vullnetarëve për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të racionalizohen ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Këtë javë kemi krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë. Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal.

Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak.

#bashkë. #rriNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas mbajtjes se…