Komuna e Prishtinës: Reshjet e shiut shkaktuan probleme në disa pjesë të kryeqytetit

10 korrik 2019 | 17:17

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit.

Kjo komunë ka theksuar se të gjitha ekipet e shërbimeve publike janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, dje dhe sot sasia e madhe e reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit. Ju njoftojmë se të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje. Ju lutemi që për çfarëdo emergjence të thirrni në numrat pa pagesë 080012233 dhe 080012244”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people, people walking and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, shoes and outdoorNo photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e KOK-ut kanë kërkuar nga ministri i i Punëve…