Komuna e Prizrenit me reforma administrative

17 shtator 2021 | 13:05

Me praninë e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të ngarkuarës me punë të Ambasadës së Zvicrës Pauline Menthonnex Gacaferri, drejtorit të IFC-së në Kosovë Visar Perani, drejtorit të përgjithshëm të ASHI-së, Kujtim Gashi, u bë përmbyllja e reformave administrative dhe lansimi i regjistrit elektronik për procedurat administrative në Komunën e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore përmes “Klimës së Investimeve në Kosovë”, projekt i cili financohet nga qeveria zvicerane, ka punuar së bashku për të ndërmarrë reforma për të përmirësuar të gjitha procedurat administrative të lëshuara nga komuna që merren me bizneset dhe qytetarët.

Që nga viti 2019, Komuna e Prizrenit ka thjeshtuar rreth 2/3 e procedurave të saj administrative, duke çuar në kursime (para dhe kohë) për bizneset dhe qytetarët për rreth 1.5 milion euro në vit.

Disa nga reformat e zbatuara janë: Komuna ka thjeshtuar dokumentet e kërkuara për shumë procedura dhe ka vendosur të mos kërkojë dokumente të caktuara të lëshuara tashmë nga Komuna; Komuna ka hequr pagesën e dyfishtë të bizneseve dhe qytetarëve me taksa dhe pagesa komunale (në të njëjtën kohë) për rreth 12 procedura; Komuna ka hequr taksën komunale për bizneset që prekin më shumë se 4,300 biznese; Komuna ka eliminuar 41 procedura administrative të cilat krijuan barrë të panevojshme për bizneset dhe qytetarët; Komuna ka reduktuar tarifat bazuar në parimin e mbulimit të kostos për 42 procedura.

“Si përmbyllje e këtyre reformave, Komuna e Prizrenit është bërë komuna e parë që ka lansuar regjistrin elektronik të procedurave administrative në platformën shtetërore e-kosova, i cili jep informacione të detajuara për të gjitha procedurat e lëshuara nga komuna, si tarifat, dokumentacioni i kërkuar, afatet ligjore, etj”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja ruse, Irina Shayk në fotosesioni e ri ka mahnitur…