Komuna e Prizrenit ndihmon sipërmarrësit e rinj

19 dhjetor 2018 | 15:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të punës për sipërmarrësit e rinj të cilët kanë pasur ide të mira, por nuk kishin kapital të mjaftueshëm për të filluar biznesin e tyre.

Ai ka thënë se me këto pajisje ata kanë filluar bizneset e tyre dhe do të kontribuojnë në ekonominë kosovare.

“Prizreni edhe më herët ka pasur një traditë të ndërmarrësisë, por ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti. Krijimi i një mjedisi për ide dhe iniciativa të reja i ka motivuar këta persona që sot të jenë përfitues për të ndërmarrë diç në lëmin e biznesit duke participuar me 20 për qind të shumës. Projekti u realizua nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me AZHR-Jug. Me këtë projekt janë krijuar biznese të reja nga ndërmarrës të cilët nuk kanë pasur kapital të mjaftueshëm për të filluar bizneset e tyre. Zhvillimi i ndërmarrësisë në nivelin e ekonomisë lokale ofron shumë mundësi punësimi dhe kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të papunësisë dhe në përballimin e sfidave”, ka thënë Haskuka.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës duke u bazuar në kompetencat…