Komuna e Prizrenit prezantohet në panairin  e turizmit “Roma Travel Show”

03 shkurt 2020 | 15:31

Në panairin ndërkombëtar të turizmit “Roma Travel Show”, ku po marrin pjesë mbi 200 ekspozues me mbi 500 destinacione të ndryshme turistike, është duke u prezantuar edhe Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë panair janë prezantuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe pasuritë e shumta natyrore e historike të qytetit të Prizrenit, nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.

Nëpërmjet kësaj drejtorie pjesëmarrës në këtë panair janë edhe disa biznese hoteliere, si dhe mjeshtër të artizanateve dhe punimeve të dorës nga Komuna e Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Njësisë së të Drejtave të Njeriut, Fitim Rama,…