Komuna e Prizrenit vazhdon punimet për rregullimin e rrugëve në fshatin Lubizhdë

26 nëntor 2020 | 14:13

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) në Komunën e Prizrenit po vazhdon intensivisht punimet për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Lubizhdë.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi ka dalë në terren për të parë nga afër dhe për t’i inspektuar punimet që po realizohen në kuadër të këtij projekti, ku do të bëhet shtrimi i rrugëve me kubëza dhe kufizimi i tyre me skajore.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do të vazhdojë punën për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore edhe në fshatrat dhe lagjet tjera të qytetit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e tregoi fuqinë ndaj Interit, duke fituar pastër…