Komuna e Rahovecit dhe kolegji AAB fillojnë bashkëpunimin

04 qershor 11:52

Me qëllim të krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit në dobi të studentëve, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe rektori i kolegjit AAB, Lulzim Tafa, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Përmes kësaj marrëveshje Komuna e Rahovecit dhe kolegji AAB do të bashkëpunojnë në promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, si kryerjen e punës praktike për studentët e kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të komunës, shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në dy drejtime nga nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit dhe bashkëpunim dhe fushata tematike ndërinstitucionale për të mirën e përgjithshme.

Gjithashtu, AAB do të ofrojë trajnime për stafin pedagogjik të shkollave varësisht nga kërkesa e komunës në fushën pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies, kurrikulës, etj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm me bombë vetëvrasëse ka vrarë të paktën shtatë…