Komuna e Rahovecit intervenon në evitimin e vërshimeve

20 mars 11:39

Komuna e Rahovecit është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut të rënë gjatë ditës së hënë, ku në disa vendbanime ka pasur edhe vërshime.

Pas kërkesave që kanë ardhur nga qytetarët, zyrtarët kompetentë komunal kanë dalë në terren.

Me të parë situatën krijuar është kërkuar nga operatori i kontraktuar nga komuna për intervenime emergjente, që të bëjë debllokimin e urave dhe pastrimin e prockave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se pas pranimit të kërkesave nga ana e qytetarëve, kanë dalë në terren dhe kanë intervenuar në vendet ku është kërkuar.

Intervenimet janë bërë përmes operatorit, që është i kontraktuar për intervenime emergjente dhe nga kjo mund të them se kemi evituar vërshimet në disa vendbanime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas problemeve me vërshime në zonat rurale të Shqipërisë, uji…