Komuna e Rahovecit ndan 15 000 euro për festivalin Hardh Fest

07 gusht 2019 | 12:52

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl LAtifi, ka pritur në takim kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest, Agron Sokoli, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e festivalit Hardh Fest për edicionin 2019.

“Komuna e Rahovecit dhe unë si kryetar, duke parë suksesin dhe profesionalizimin në organizimin dhe mbarëvajtjen nga edicionet e kaluara, kemi rritur buxhetin për këtë festival në vlerën prej 15 000 euro. Festivali ka arritur që për në kohë të shkurtër të ndërkombëtarizohet, duke sjellë turistë të shumtë nga shtetet e rajonit, Evropës por edhe nga shtetet e tjera të botës”, ka thënë Latifi.

Ai ka thënë se mbështetja e tij si kryetar komune dhe e institucioneve lokale, do të rritet në vitet e ardhshme pasi që festivali Hardh Fest është një nga organizimet më të mëdha në Kosovë.

“Me rëndësi të veçantë në promovimin e produkteve bujqësore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turizmit që ka vendi ynë”, ka thënë kryetari Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Vitisë, prof. dr. Samet Dalipi, është…