Komuna e Rahovecit pranon një udhëzues për kultivuesit e serrave

03 korrik 2020 | 15:55

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Bernandina Krasniqin, koordinatore e projektit “Crimson Capital”, implementimi i teknologjive të reja në serra, projekt ky i cili mbështetet nga USAID-i.

Latifi ka bërë me dije se Krasniqi ka sjell në Rahovec një udhëzues për kultivuesit e serrave në Kosovë, ku kjo komunë së shpejti do të organizojë një punëtori për t’i informuar fermerët për përdorimin e këtij udhëzuesi.

“Krasniqi ka sjellë sot në komunën e Rahovecit, një Udhëzues për Kultivuesit e Serrave në Kosovë, e që së shpejti Komuna e Rahovecit do të organizojë një punëtori në bashkëpunim me USAID, punëtori kjo e cila do të mbahet me fermerët e komunës sonë, për informim më të hollësishëm, lidhur me përdorimin e këtij udhëzuesi nga fermerët tanë. E informova znj. Krasniqi për implementimin e projektit të serrave në komunën tonë dhe interesimin e komunës së Rahovecit për përkrahjen e mëtutjeshme të fermerëve me serra, e sidomos implementimin e teknologjive të reja në serra. Fermerë të nderuar, ditëve në vijim do t’ju mbajmë të informuar lidhur me kohën e mbajtjes së punëtorisë dhe procedurat se si mund të përfitoni nga ky udhëzues”, ka thënë Latifi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…