Komuna e Rahovecit vlerësohet lartë nga Instituti KLGI
05 dhjetor 2025
| 16:05
Instituti KLGI ka publikuar Raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike 2024, ku Komuna e Rahovecit është renditur ndër komunat më të suksesshmet në vend për transparencë dhe bashkëpunim me qytetarët.
Duke u bazuar në të dhënat e raportit, Komuna e Rahovecit ka arritur 100 pikë të plota për planifikimin e hershëm të konsultimeve publike, për procesin e raportimit si dhe vlen të theksohet se përqindje tepër e kënaqshme është pjesmarrja e qytetarëve në dëgjime, takime dhe konsultime publike ku komuna e Rahovecit rangohet lartë bazuar në numrin e banorëve.
“Ne mbetemi të përkushtuar të rrisim edhe më tej transparencën dhe llogaridhënien”, ka shkruar Smajl Latifi në “Facebook”.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: https://tinyurl.com/yc7safrr



