Komuna e Skenderajt bën të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

16 gusht 2020 | 17:29

Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen e kryetarit Bekim Jashari, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nxënësit e kësaj komune të mos e humbin procesin mësimor.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Arsimit, konkretisht drejtori Bekim Latifi, përmes platformës online, të organizuar nga “Kosova që duam”, me përkrahjen e fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung”, ka mbajtur takimin me drejtorët e shkollave të Komunës së Skenderajt, me qëllim të koordinimit për fillimin e vitit shkollor.

Në këtë takim online është diskutuar rreth alternativave rreth mësimit, ku deri më tani orientimi i Komunës së Skenderajt është që të shkohet me alternativën që parasheh që mësimi për nivelin e parë, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, si dhe klasa e dhjetë do të fillojë në shkollë, duke i respektuar të gjitha rekomandimet e dala nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa për klasat e tjera do të organizohet mësimi në distancë. Të gjithë drejtorët gjatë kësaj periudhe, deri më 1 shtator, do të angazhohen që të bëhen të gjitha përgatitjet që ky proces të fillojë në mënyrë sa më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i…