Komuna e Skenderajt furnizon me shporta të mbeturinave fshatin Kuçicë

13 nëntor 2020 | 12:39

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, në bashkëpunim me “Unitetin” kanë vazhduar furnizimin me shporta të mbeturinave për gjitha ekonomitë familjare në fshatin Kuçicë.

Deri në fund të këtij viti do të pajisen me shporta 1000 familje në 11 fshatra të Komunës së Skenderajt.

“Ky projekt për pajisjen me shporta grumbulluese të mbeturinave do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në lokacione të tjera qytetit tonë, duke përfshirë të gjitha vendbanimet e territorit të Skenderajt”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e dashurisë së Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes së…