Komuna e Skenderajt mbështet fermerët me projekte në bujqësi

29 gusht 2018 | 14:04

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBZhR) ka mbajtur sesionin informues me fermerë të Komunës së Skenderajt, me qëllim të informimit rreth subvencioneve dhe mbështetjes që komuna do të ofrojë për fermerët gjatë muajve në vazhdim.

Me këtë rast, drejtori Drejtorisë për Bujqësi, Sokol Sallahu, ka informuar fermerët se në sektorin e perimtarisë do të mbështeten 10 fermerë me nga 1 ari serrë, në sektorin bletarisë do të mbështeten 53 fermerë me nga pesë komplete koshere të bletëve, veshmbathje dhe tymose, ndërsa në sektorin e blegtorisë do të mbështeten 80 fermerë me makina mjelëse.

Gjatë këtij takimi gjithashtu janë informuar fermerët për plotësim të aplikacionit dhe dokumentet e nevojshme që kërkohen për aplikim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar masa…