Komuna ndanë mjete financiare dhe siguron një asistente për 26 vjeçaren nga Podujeva që lindi katërnjakë

03 prill 2024 | 20:03

Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë që ka ndodhë në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK në Kosovë.

Një 26 vjeçare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

Ky rast ka marrë edhe reagime të shumta – sidomos në rrjete sociale.

E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.

Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26 vjeçaren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz protestonin sot në qytetin Van në Turqinë lindore,…