Komunat ende pa buxhet, Totaj: Dyshohet se MF i ka të ndara në pritje rreth 100 milionë euro
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se Komunat e Kosovës ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitin 2026, pavarësisht se ai është aprovuar nga Qeveria dhe është dekretuar nga Presidenca.
Totaj ka kritikuar Ministrinë e Financave në lidhje me këtë. “Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i Komunave një vlerë të përafert reth 100 M€ ! Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do te ket për pasojë ç’rregullimin e funkcionimit të buxheteve Komunale”, ka shkruar Totaj në Facebook.
Postimi i plotë :
Të nderuar,
Përkundër faktit se buxheti i vitit 2026 është aprovuar nga Qeveria dhe dekretuar nga Presidenca, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat akoma nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim! Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i komunave një vlerë të përafërt rreth 100 milion euro! Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë çrregullimin e funksionimit të buxheteve komunale.



