Komunës së Prishtinës i shtohen pesë drejtori të reja

05 janar 2022 | 15:22

Partia fituese e zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, me vështirësi e ka zgjedhur sot kryesuesin e Kuvendit Komunal. Kjo pasi që përveç me PDK-në, nuk ka arritur të bëjë koalicion edhe me dy partitë tjera, AAK-në dhe AKR-në.

Përkundër faktit që janë shtuar plot 5 drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, kjo nuk u ka mjaftuar për ndarjen e posteve.

Probleme me ndarjen e drejtorive, LDK-ja është duke pasur edhe me partinë që tashmë ka arritur marrëveshje, PDK-në. Edhe pse marrëveshja u bë e ditur mëngjesin e sotëm, të paktën zyrtarisht ende nuk kanë bërë të ditur se cilat drejtori do t’i takojnë kësaj partie.

Ndryshe, qeverisja e kaluar e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka qeverisur me gjithsej 11 drejtori. Ndërsa, tani disa drejtori janë ndarë dhe gjithsej janë bërë 16 drejtori.

Drejtoritë e tanishme:

  1. Administrata
  2. Shëndetësia
  3. Mirëqenia Sociale
  4. Arsimi
  5. Kultura
  6. Sport
  7. Bujqësia
  8. Financa
  9. Prona
  10. Urbanizmi
  11. Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave
  12. Shërbime Publike, Mbrojtje…
  13. Kadastër
  14. Inspekcion
  15. Planifikim strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm
  16. Parqeve

Drejtoritë e qeverisjes së kaluar:

1.Drejtoria e Administratës;

  1. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
  2. Drejtoria e Arsimit;
  3. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
  4. Drejtoria e Financave dhe Pronës;
  5. Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit;
  6. Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
  7. Drejtoria e Infrastrukturës Lokale;
  8. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
  9. Drejtoria e Kadastrit;
  10. Drejtoria e Inspekcionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…