
Konferenca e tretë për ecurinë e rastit kundër Gucatit e Haradinajt më 30 mars
23 mars 2021
| 19:32
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars me fillim në orën 15:00.
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou po ashtu ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe po ashtu nga mbrojtja, që nëse duan, të bëjnë parashtresa me shkrim deri më 26 mars.
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Haradinaj, ishin arrestuar në shtator të vitit të kaluar.
Ata akuzohen për pengim të drejtësisë.