Konferenca e VI Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të mbahet në Mitrovicë

08 shkurt 2022 | 11:26

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte dakordimi për organizimin e Konferencës së VI Mbarëkombëtare të Arkivistikës, e cila është planifikuar të mbahet në Mitrovicë, në fshatin Boletin, në muajin qershor.

Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës, është një konferencë që organizohet çdo vit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Kjo konferencë do të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqip folëse, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.

Me këtë rast, drejtoresha Idrizi ka thënë se Komuna e Mitrovicës padyshim që do të mbështesë organizimin e kësaj konference, duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj konference në gërshetimin e të dhënave arkivore të disa qendrave rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka denoncuar në Shtëpinë e…