Konferenca në Mynih, Edi Rama takim me Talat Xhaferin: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

16 shkurt 2024 | 20:00

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Në kuadër të kësaj konference, Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Rama dhe Xhaferi bashkëbiseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe programin e dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferi, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kopshti Hello Kids Academy ka përgatitur aktivitete të ndryshme për…