
Konferencë për medie për protestën në Tiranë kundër padrejtësisë në Hagë
16 tetor 2025
| 08:44
Këshilli Koordinues i Shoqatave të Lëvizjes dhe Lufta Jonë Çlirimtare organizojnë konferencë për medie për protestën mbarëkombëtare kundër padrejtësisë.
Këshilli Koordinues i Shoqatave të Lëvizjes dhe Lufta Jonë Çlirimtare do të mbajë një konferencë për medie lidhur me protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë kundër padrejtësisë.
Konferenca do të mbahet sot në orën 11:00 në selinë e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë.
Në këtë konferencë do të paraqiten arsyet dhe qëllimet e protestës, si dhe do të bëhet thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim ndërmjet shqiptarëve në të dyja anët e kufirit për t’i luftuar padrejtësitë dhe për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.