Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për sfidën ndaj Olympiacosit

25 nëntor 2025 | 14:36

Real Madridi ka vazhduar me përgatitjet për duelin që ata do ta luajnë të mërkurën në udhëtim ndaj Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa Xabi Alonso përpiqet të kalojë periudhën e parë të vështirësive te Real Madridi, ai do të jetë pa dy lojtarë kyç të skuadrës së tij për udhëtimin në Mesdhe.

‘Los Blancos’ janë tre ndeshje pa fitore dhe, pas një barazimi të zbehtë me Elchen këtë fundjavë, avantazhi i tyre në krye të La Ligës është shkurtuar në vetëm një pikë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, portieri belg Thibaut Courtois pritet të mungojë të mërkurën në mbrëmje.

Numri një i Real Madridit ishte një nga të paktët që dha një paraqitje në nivel të lartë kundër Elches, por nuk do të udhëtojë për shkak të një problemi në stomak, sipas Diario AS.

Ai është përjashtuar nga ndeshja, që do të thotë se Andriy Lunin është gati për debutimin sezonal dhe ndeshjen e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Përveç tij, mungesë e konfirmuar është edhe Dean Huijsen. Mbrojtësi 20-vjeçar hyri në ndeshjen ndaj Elches me dyshime, pasi la grumbullimin e Spanjës javën e kaluar për shkak të shqetësimeve muskulore.

Ai nuk u stërvit të martën për shkak të dhimbjes në gju dhe testet mjekësorë kanë vërë në dukje një problem muskulor.

Franco Mastantuono kreu vetëm një pjesë të seancës stërvitore me grupin, por lëndimi pritet ta mbajë jashtë fushës edhe për duelin në Greqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin e buxhetit…