
Konfirmohet mungesa e Zhegrovës ndaj Zvicrës dhe Suedisë
01 shtator 2025
| 12:35
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të mundë të llogarisë në Edon Zhegrovën për ndeshjet e shtatorit.
Në konferencën për shtyp të selektorit Franco Foda sot, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala njoftoi se ylli kosovar do të mungojë në duelet me Zvicrën e me Suedinë. Shkak është bërë transferimi i sotëm i futbollistit nga Lille në Juventus.
Gjithashtu, Kosovës në ndeshjet e shtatorit do t’u mungojnë edhe Milot Rashica, por edhe Florent Hadërgjonaj. Foda ka thënë se do të mundohet t’i gjejë mbulimet adekuate për këto mungesa.