Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë
15 prill 2026
| 11:48
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pemës Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Delve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox), në fshatin Sazli, Komuna e Ferizajt.
Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, në mostrat e testuar në Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Dhenve në një fermë të deleve në këtë fshat.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 15.04.2026 ka vendosur masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë, Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë.



