Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, sfidon vendosmërinë e Gjyqësorit

24 maj 2019 | 11:19

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme të fituar përmes aktiviteteve kriminale, pothuajse është i pamundur në rrethanat aktuale, thonë përfaqësues të organizatave që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kohët e fundit, janë bërë disa ndryshime në legjislacion lidhur më konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ndryshimet janë bërë në Kodin Penal si dhe në Ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë së fituar me vepra penale.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se sistemi i drejtësisë ka dështuar në konfiskimin e pasurisë së paligjshme të fituar nga aktivitete kriminale.

“Në bazë të monitorimit sistematik që bën Instituti i Kosovës për Drejtësi, në sistemin e drejtësisë rezulton se lufta për të konfiskuar pasuri të paligjshme të fituar përmes aktiviteteve kriminale, është pothuajse e dështuar. Në secilin rast prokurorët hezitojnë të paraqesin kërkesa për konfiskim dhe sekuestrim të pasurive dhe kjo është një prej mënyrave se si nuk luftohet krimi në të vërtetë, sepse krimi në të vërtetë luftohet duke ia konfiskuar pasurinë të gjithë personave që përfshihen në aktivitete kriminale”, thotë Musliu.

Ditë më parë në një takim me Odën e Avokatëve të Kosovës, ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se askush s’do të mund të përfitojë jashtëligjshëm dhe askush s’do të mund të përdorë pasurinë e fituar nga kriminelët.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/pasuria-e-paligjshme-gjyqesori/29959602.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në…