Konfiskohen 20 pajisje të kriptovalutave në veri

16 prill 2023 | 14:50

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën ka konfiskuar 20 pajisje të kriptovalutave në veri të vendit.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i minierave të kriptove është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, 20 pajisje janë konfiskuar”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Më tutje, Rizvanolli ka thënë se këto zhvillime në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike.

“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa. Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka kërkuar…